Mundësia e fshehtë e “pa-reklamuar” që pothuajse asnjë nga të rrinjtë nuk po e shfrytëzon në Shqipëri…
Si një 27 vjecar, rruga vazhdon më lidh shpesh me të rrinj që frekuentojnë shkolla nga më të ndryshmet dhe që vrapojnë nga një klasë tek tjetra, nga një provim tek tjetri, nga një semestër në tjetrin…
Nuk mbaj mënd sa herë mund të kem dëgjuar shprehjen, “jam ne sezon”…
Kemi kaq shumë të rrinj në Shqipëri, të fokusuar, me ambicje dhe dëshirë për të arritur dicka dhe për të shkuar diku, po ku?
Mbaron gjimnazi, mbaron shkolla e lartë, mbaron masteri dhe një pjese e konsiderueshme mendojnë edhe për doktoraturën, sepse… Argumenti -> “Shanse më të mëdha për të marrë punë”!
Shoh shumë energji tek ky brez të rrinjsh, por shoh edhe shumë drejtime të dyshuara që i përkasin kohës së prindërve tanë, jo kohës tonë…
Jetojmë në një botë ku mund të ndash një mesazh me 50,000 vetë në punë sekondash me një prekje gishti, jetojmë në një kohë ku informacioni është kudo dhe i aksesueshëm për këdo “Falas”.
Jetojmë në një kohë që në aspekte nga më drastiket, nuk krahasohet fare me botën ku prindërit tanë janë rritur dhe megjithatë, të rrinjtë vazhdojnë dhe ndjekin të njëjtën rrugë që i është parashtruar që në fëmijëri, sepse ajo supozohet që është e duhura…
Shkollë, shkollë, shkollë, shkollë, punë, punë, martesë, dhe historia vazhdon….
Cfarë mungon?
Së pari duhet të kuptojmë dicka shumë shumë të rëndësisshme.
Për herë të parë në histori, të qënit në Shqipëri nuk përbën më një pengesë për të arritur sukses në shkallë globale.
Për herë të parë në histori, cdo individ që jeton në Shqipëri, i cili ka akses në një pajisje celulare apo kompjuterike me internet, ka të njëjtat aksese si dikush në New York të Amerikës.
Është e vështirë të konceptohet sic duhet, sepse vazhdojmë të mendojmë brënda kornizës tonë, lagjes tonë…
Shohim “Cimin” tek lagja që shet fruta pa kupon tatimor dhe mendojmë se ky është realiteti Shqiptar, por nuk është…
Mbas 14 vitesh eksperiencë, dështime, suksese, udhëtime, të jetuarit në vënde të ndryshme dhe lloj lloj aventurash të ndryshme, më në fund edhe unë, që kam kaq kohë i fokusuar në këtë fushë, kam arritur të kuptoj në lëkurë që vija e hartës së Shqipërisë, është vetëm një vijë imagjinare që ne i kemi krijuar mëndjes tonë.
Sipërmarrësit…
Doktorët…
Yjet…
Shpikësit e së ardhmes nuk janë më të kufizuar nga vendi i tyre…
Për herë të parë kemi mundësi të prekim botën me dorë, me apo pa viza dhe madje ndonjëherë me më shume avantazhe se ata që jetojnë në vënde të zhvilluara.
Të flasim konkretisht!
- Një nga klientët e mi, hap kompani në Shqipëri dhe gjeneron mijëra euro në ditë që muajin e parë të biznesit, cdo gjë e menaxhuar nga Shqipëria por fokusi në treg global.
- Shoku im i ngushtë, mer investim nga një Izraelit, ndërton një skuadër super të talentuar në Tiranë, shkon në San Francisco, habit gjithë komunitetin me një produkt që asnjë nuk e beson që është ndërtuar në Shqipëri, mer investim 500,000 $ dhe kompania i vlerësohet 7 Milion $ brënda 1 viti pune.
- Shokë dhe shoqe të miat, shumë e më shumë punojnë virtualisht me tregje të huaja duke gjetur mënyra nga më uniket për të dhënë vlerë në tregje globale dhe duke krijuar një të ardhur në distancë.
Pyetja është, a është vija tradicionale, shkolla apo masteri Shqiptar duke ju përgatitur për këtë botë që ka ardhur dhe po vjen?
Hamëndja ime është që jo.
Dhe megjithatë, dua të bëj dicka të qartë, ky artikull nuk është një thirje për të nxitur të rrinjtë të braktisin shkollat, por një artikull që me shpresë bën një thirje të rëndësisshme dhe i hap sytë shumë vetave për atë cka po ndodh sot në realitetin Shqiptar.
Edhe për atë kategori të rrinjsh që mendojnë se një diplomë e mirë do ti jap një vënd të mirë pune, kush mendoni se do jenë punëdhënësit tuaj në 5–10 vite?
Do jenë 18 vjecarët e sotëm të cilët janë rritur në një botë me Instagram, Snapchat dhe Facebook dhe të cilët e kuptojnë që të kesh punonjës të mirë, ka shumë më shumë filozofi mbrapa se thjesht të shohësh nje fletë diplome.
Kohët po ndryshojnë dhe po ndryshojnë shumë shpejt.
Nëse je i/e re në 2017 dhe ke krijuar një vizion për jetën tënde ndoshta ka ardhur koha të bësh një rakordim me realitetin.
Ka ardhur koha të besojmë, të mendojmë me vizion dhe të fillojmë të projektojmë një të ardhme ku Shqipëria nuk është më një vënd i botës së 3-të.
Si mund ta bëjmë këtë? Duke zhvilluar veten vazhdimisht, duke menduar në shkallë globale, duke zgjeruar mendimet për cfarë është dhe sështë e mundur në Shqipëri dhe duke ndihmuar njëri tjetrin të ecim para.
Duke shpresuar që ky artikull t’ju ketë vlejtur, do jem i lumtur sikur dhe 2 ose 3 veta prej jush të vëprojnë dhe të bëjnë dicka për të zgjeruar horizontin e mundësive që kanë.
adfcywkhao
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?