Pse vuajmë dhe si mund të jemi më të lumtur?

Pse vuajmë dhe si mund të jemi më të lumtur?

Sot dëgjova një shprehje që më goditi direkt, sepse e di që është e vërtetë.
 
Shprehja është e tillë:
Çdo vuajtje vjen nga egoizmi.
Në Anglisht: All suffering comes from selfishness.
 
Po ta llogjikosh mirë, sa herë që je i/e pa lumtur, në thelb mungesa e lumturisë vjen si rrjedhojë e një mospërputhje midis asaj që do dhe realitetit që ke.
 
Edhe kur thua diçka të tipit, nuk jam i/e lumtur sepse motra/vllai/fëmijët e mi nuk janë aty ku dua të jenë.
 
Në fund të ditës kjo është dëshira jote (apo e imja) personale për mënyrën si dua që ata/ato të jenë.
 
Vetë-vuajtja vjen kur mënyra se si duam ne që të jenë gjërat (pra ego) nuk përputhet me realitetin, prandaj dhe njerëzit më të lumtur janë njerëzit të cilët bien në paqe me konditat që i rrethojnë dhe nuk i nxjerrin fajin gjërave jashtë kontrollit të tyre.
 
Është gjithashtu e rëndësisshme të kuptojmë se të jemi në paqe me gjërat që ndodhin jashtë kontrollit tonë nuk do të thotë që nuk duhet të përpiqemi të ndikojmë tek to për mirë, por që në fund të ditës duhet të dijmë të bëjmë diferencën midis çfarë duam ne personalisht dhe asaj çka na rrethon.
 
Unë mund të dua që sot të bjerë borë në Tiranë, por kjo është diçka jashtë kontrollit tim dhe e pamundur të ndodh sot.
 
Kjo nuk do të thotë që nuk mund të jem i lumtur .
 
Kur nuk ndikojmë dot ambjentin që na rrethon, mund ose të ndryshojmë ambjentin (në rastin tim duke kaluar disa ditë të bukura në Dardhë, Korçë) ose të ndryshojmë mënyrën si e perceptojmë atë çka ndodh (psh. duke thënë "shyqyr që nuk bie borë në Tiranë, që të më motivojë të bëj ndonjë udhëtim nga hera në herë".

Shkruaj një koment