Psikollogjia e shërbimit dhe si një ndryshim mentaliteti i vogël, mund të ketë efekt transformues në jetën tonë…

Psikollogjia e shërbimit dhe si një ndryshim mentaliteti i vogël, mund të ketë efekt transformues në jetën tonë…

Një temë për të cilën kam kohë që dua të flas por deri tani vonë nuk kam pasur arkitekturën e plotë të temës për ta kthyer në një artikull si ky…
 
 Për një kohë të gjatë (vite), më ka kuriozuar dhe tërhequr shume psikollogjia e shërbimit.

Të gjithë kemi pasur momente kur kemi shkuar në një biznes dhe jemi ndjerë si në shtëpinë tonë dhe super te mirëpritur, ashtu sic ka ndodhur dhe e kundërta, kur kemi shkuar në një vënd që cdo gjë duket sikur shkonte mbrapsht.
 
Shpesh herë rasti i fundit, për cudi, është i pranishëm edhe në vëndet më lusksoze.
 
 Pikërisht kjo gjë me ka tërhequr dhe kuriozuar.
 
Si është e mundur që në disa vënde ku presupozohet ka shërbim perfekt, ti ndihesh keq dhe jo i mikpritur dhe në disa vënde të tjera jo.
 
Kurioziteti më ka cuar gjithmone e më thellë drejt studimit të psikollogjisë (jo domosdoshmërisht si rrjedhojë e kësaj teme) dhe shumë aspekte të tjera të dinamikës sociale njerëzore.
 
Arsyeja pse më tërheq jashtëzakonisht shumë kjo temë, është sepse një nga gjërat që më pëlqen më shumë dhe respektoj më shumë tek disa njerëz është, se si mund ti shërbejnë një personi tjetër me maksimumin e klasit dhe me maksimumin e dëshirës.
 
 Pse disa njerëz janë kaq të gatshëm të shërbejnë dhe të tjerë jo?
 
Të gjithëve na ka rastisur një kamarier apo taksist që na bën të ndihemi aq mirë kur shërbehemi saqë kur ikim, ja japim ato leket me dëshirën më të madhe dhe madje dhe bakshishin me tepricë, ashtu sic na ka ndodhur dhe tna qëllojë dikush i veshur mirë, por që edhe pse fjalët duken pozitive, na ka bërë të ndihemi si në siklet, si me zor ose me keq akoma sikur ja kemi për borxh…
 
Kush është diferenca midis këtyre të dy palëve dhe si përkthehet përgjigjia ndaj kësaj pyetje në jetën tonë të ditpërditshme?
 
 Mendimi im është ky.
 
Diferenca primare midis 2 palëve të mësipërme është që njëra palë beson se të shërbesh të tjerët është privilegj dhe një palë beson se të shërbesh të tjerët është servilizëm/ulje apo cdo formë tjetër llogjike që e bën të ndihet inferior.
 
Njerëzit që adhuroj më shumë janë ato që shërbejnë nga pastërtia e zemrës dhe e bëjnë këtë sidomos kur shefi nuk është pranë, pra nga sinqeriteti.

Një nga besimet e mia primare është që në jetë mund të ecësh shumë më shumë përpara nëse e nis cdo gjë me qëllimin për ti shërbyer të tjerëve, duke pyetur veten si mund ti shërbej një personi apo dikujt që ka nevojë, pak rëndesi se kush.

Psikollogjia e shërbimit është një nga mentalitetet që mund t’ju cojë më para se cdo gjë tjetër në jetë.

E kam vërtetuar këtë edhe nga eksperienca personale jetësore ndërkohë që kam vënë re se gjërat më të mira më kanë ardhur kur nuk kam qënë duke menduar se cfarë do marr në këmbim për punën time.

Kur sistemi i rimbursimit mental është thjesht kënaqësia që ti mer nga të bërit dikë tjetër të lumtur, ose duke ja bërë jetën me të thjeshtë nëpërmjet një veprimi, ndoshta 1 minutë që mund të dedikosh për ta, ndoshta thjesht një njohuri që ke që mund ti zgjidhi një hall të madh etj…
 
Kur kjo është e vetmja gjë që pret në këmbim për dicka që bën dhe ke mundësinë të bësh, shpesh herë pikërisht në këto raste ndodh komplet e papritur dhe të vjen dicka mbrapsht që sdo e prisje kurrë.
 
Pse ndodh kjo gjë?
 
Nuk është cudi në fakt, sepse po ta mendosh në vija të thjeshta.
 
Personalisht, me kë do doje të punoje? Me një person, performanca e të cilit varet vetëm nga sa i majm është shpërblimi për punën e vetë apo dikë që nuk ka frikë të përvesh mëngët për një punë, sido që të jetë situata?
 
Pa keqkuptuar kontekstin e mësipërm, pasi të përfitosh për punën tënde është shumë e rëndësisshme, por linja që dua të vendos në rërë është ajo e një përsoni që bën, ose përpiqet të paktën, të bëjë 10 fishin e asaj që mer në këmbim krahasuar kjo me dikë që të shef njëher shtrembër, të mat nga koka te këmbët (a i ke xhepat plot apo jo) dhe më pas të shërben dhe prap duke ta hedh një sy shtrëmbër për të ta bërë shumë të qartë që, “shiko se jam duke të të shërbyer”, mos haro…
 
Janë të pakët, por një është një pjesë njerëzish që realisht e sheh si privilegj shërbimin. Këto lloj personash nuk to lodhin duke të pyetur 100 herë për të njëjtën gjë, të thonë mirdita, mirmbrëma dhe nuk ta përtojnë për asgjë. Të thonë dhe faleminderit me zemër, edhe pa marrë dicka në këmbim. Mund ta vërtetosh sepse rradhës tjetër të shërbejnë po me të njëjtën përzemërsi.
 
Këto pra janë njerëzit që respektoj më shumë, ato që ta bëjnë respektin, të shërbejnë sepse duan, jo sepse janë të detyruar.

Ajo cfarë mendoj që të gjithë mund të mësojmë nga kjo lloj psikollogjie është që të shërbejmë me kënaqësi, përzemërsi dhe entuziazëm.

Kushdoqoftë të jetë puna, le t’ja bëjmë vetes qëllim që ta ushtrojmë me pasion dhe dëshirë, ndërkohë që kemi qëllimin ti bëjmë jetën dikujt më të bukur, më të thjeshtë, më të mirë. Qoftë edhe për një kohë të shkurtër…

Mund të zgjatem shumë më shumë me këtë artikull duke ju treguar dhjetra raste jetë-ndryshuese që më kanë ndodhur si rrjedhojë e këtij mentaliteti, por po mbaj konfidencë në faktin që mesazhi është mjaftueshëm i qartë.

Ndiqni këtë filozofi dhe ju garantoj që jeta do ju shkojë shumë më mirë!

Nëse mendoni që ky artikull ishte i vlefshëm, ju lutem klikoni ikonën e “duartrokitjes” më poshtë për ta rekomanduar ose ndajeni me një ose 2 persona të afërt që mendoni se mund të përfitojnë prej tij. Ju faleminderit :)


2 komente

  • biveAbeks

    priligy dapoxetine usa

  • klzbatibnh

    Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?

Shkruaj një koment