SKENI MOTIVIM PËR TË PUNUAR APO MËSUAR? KJO MUND TË JETË ARSYEJA.

SKENI MOTIVIM PËR TË PUNUAR APO MËSUAR? KJO MUND TË JETË ARSYEJA.

SKENI MOTIVIM PËR TË PUNUAR APO MËSUAR? KJO MUND TË JETË ARSYEJA.

S’kam fuqi, s’kam nerva, s’kam njohuri, nuk është për mua kjo lloj pune!
Ju tingëlllojnë familjare këto shprehje?

Këto dhe shumë të tjera janë justifikime tipike që i japim vetës sa herë që skemi mjaftueshëm motivim për të bërë diçka, por arsyeja se pse këto janë të shpeshta, mund të jetë diçka që s’ju ka vajtur në mendje më parë.

Arsyeja: një hormon dhe neuro-trasmetues i quajtur Dopamin, i cili ka shumë funksione të rëndësisshme në trupin dhe trurin tonë.

Për të qënë më të saktë akoma, arsyeja është mënyra si Dopamina ngacmohet tek ne përgjatë ditës.

Në fjalë sa më të thjeshta, Dopamina është një hormon që çlirohet në trupin tonë sa herë që në marrim një lajm të mirë, ose kemi një arritje apo sukses. Ajo ndjesia e vetë-kënaqësisë që marrim kur kemi përmbushur diçka të rëndësisshme.

Në natyrë dhe në jetën natyrale të njeriut, Dopamina është çfarë na shtyn për të bërë gjëra të vështira në jetë, si psh të punojmë me orë të gjata për diçka, apo për ti dalë përpara një objektivi të vështirë etj.

Dhe këtu vijmë tek problemi.

Në jetën moderne dhe teknologjike, sidomos të mbizotëruar nga rrjetet sociale, platforma si Instagram, Facebook, lojrat e shumta që mund të luajmë, celulari që kemi në dorë apo edhe kompjuteri, thuajse çdo platformë ndërtohet në një mënyrë të tillë që të nxis stimulime të Dopaminës në mënyrë të vazhdueshme dhe shumë të shpeshtë.

Një shëmbull konkret është kur hedhim një foto në Instagram dhe shohim që kemi marrë 100 likes brënda x kohe, ose kur kemi njoftime në celular etj.

Problemi me këtë gjë është që këto lloj sistemesh, janë të programuara në mënyrë të tillë për të krijuar varësi dhe pa nisur dita akoma, receptorët tanë të Dopaminës janë mbi-ngarkuar, duke na lënë kështu pa motivim, pa energji, pa entuziazëm për çfarëdolloj aktiviteti tjetër që duam të realizojmë gjatë ditës.

Kur jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre stimulantëve jo-organik të dopaminës, si në rastin e rrjeteve sociale, truri jonë ri-programohet që të synojë kënaqësitë e vogla dhe me efekt të shpejtë, si psh likes në Instagram, të luajë një lojë në PlayStation apo një ushqim fast food etj.

Kur kjo ndodh, mund ti thoni mirupafshim objektivave tuaja të mëdha, sepse edhe gjëja më e thjeshtë do ju duket e vështirë.

Pra, tani që e dimë çfarë është problemi, pyetja që ngelet është çfarë të bëjmë?
Zgjidhjet janë të shumta, por në thelb, çfarë duhet bërë është një detoks sa më i madh kundrejt këtyrë stimulantëve jo-organik.

Duke qënë që personalisht punoj në internet, në vend që të zhdukem plotësisht nga rrjetet sociale, çfarë kam vendosur të bëj është të bëj unfollow çdo person apo llogari që nuk më jep vlerë të drejtpërdrejtë apo ndikon në punën time të ditpërditshme.

Edhe miqte e mi të ngushtë i kam bërë mute apo unfollow, në mënyrë që ti ndjek në mënyrë të qëllimshme kur vërtet kam kohë të lirë apo dëshirë.

Në përgjithësi ditët e sotme, rrjetet sociale për mua janë rrjete pune dhe biznesi dhe nëse dua të kaloj një kohë të mirë me miqtë e mi apo të kuptoj çfarë ka ndodhur me jetët e tyre, thjesht i marr në telefon.

Duke i thënë të gjitha këto, unë i pari e pranoj që ka ditë që motivimi im është shumë i ulët dhe dëshira për të punuar akoma më shumë.

Kur i analizoj këto lloj ditësh, është thuajse gjithmonë e lidhur me gjërat që kam konsumuar gjatë ditës, nëse jo rrjete sociale, kam lejuar vetën të shpenzoj më shumë kohë seç duhet duke parë ndonjë film apo material tjetër të tillë që mbi-ngarkon sistemin tim me stimuj jo-natyral dopamine.

Në konkluzion, nëse e shihni që nuk keni motivim apo dëshirë për të punuar apo mësuar diçka të re, ja vlen të shihni stilin tuaj të jetës dhe sa kohë shpenzoni brënda këtyre sistemeve të programuara për t’ju shkatëruar produktivitetin dhe vullnetin.

Ju uroj shumë suksese në vijim dhe një fundjavë të mbarë!

1 koment

  • Milot

    Motivim

Shkruaj një koment