Të rregjistrosh shpenzimet për 1 vit. Ja çfarë përfiton!!

Të rregjistrosh shpenzimet për 1 vit. Ja çfarë përfiton!!

Për më shumë se 1 vit tashmë, kam zhvilluar zakonin e rregjistrimit të shpenzimeve të mia ditore në në aplikacion në celularin tim.

Ky eksperiment dhe zakon, mund ta them me bindje qe ka pasur ndikim të madh në jetën time.

Kur them rregjistrim shpenzimesh, e kam fjalën për çdo shpenzim të mundshëm, qoftë ai edhe 20 Lek që mund të lej bakshish diku.

Ndër të tjera, këto janë disa nga benefitet direkte apo indirekte të kësaj praktike:

  • Ndërgjegjësim më i madh për mënyrën si shpenzohen paratë

  • Hezitim para çdo shpenzimi - Ky zakon më ka mësuar jo vetëm të shpenzoj më pak, por edhe të pyes veten në mënyrë të vazhdueshme, “A është e domosdoshme të shpenzoj për këtë gjë, apo është thjesht blerje impulsive”? Edhe në momente që bëj blerje impulsive, të paktën, praktika e rregjistrimit të shpenzimit më bën të ndërgjegjshëm ndaj këtij shpenzimi dhe më bën më të vemendshëm rradhën tjetër, kur ndodhem në një situatë të ngjashme.

  • Qetësi psikologjike - Kur nuk e di si apo ku i ke shpenzuar lekët, është normale të ndihesh keq, në të kundërt, kur mban shënim çdo shpenzim, mund ti rikthehesh faturave në çdo kohë dhe të reflektosh mbi mënyrën si i ke përdorur paratë. Në rastin më të keq mund të thuash, ok, jam duke shpenzuar shumë për x,y këtë muaj. Muajin tjetër duhet të jem më i kujdesshëm.

  • Aftësi për të analizuar mënyrën si shpenzoj apo shpenzojmë si familje, në bazë mujore. Duke ditur se sa shpenzoj apo shpenzojmë në një muaj mesatarisht, kam mundësinë të planifikoj më mirë për kërkesat financiare që kam apo kemi si familje lidhur me objektivat që kemi. Për shëmbull, nëse si familje shpenzojmë 1000 Euro në muaj dhe objektivi do ishte të mbulohen shpenzimet, të kemi 30% ekstra për kursime, 30% të tjera për investime, atëhere si familje do duhej të gjeneronim minimalisht 1600 Euro në muaj. Duke e ditur këtë, na jepet mundësia të planifikojmë si duhet dhe të optimizojmë axhendën dhe punët tona për të fituar minimalisht aq të ardhura çdo muaj.

Këto janë vetëm disa nga përfitimet që mund të marrim si rezultat i këtij zakoni dhe realisht do t’jua sugjeroja maksimalisht ta praktikoni dhe vetë.

Jam i bindur që njohuritë dhe kultura e mirë financiare, janë një domosdoshmëri për Shqiptarët, sidomos për faktin që jemi një popull më raport kaq të madh borxhesh dhe kredish për familje.

Të jemi të ndërgjegjshëm për sa shpenzojmë, të qëllimshëm për mënyrën si shpenzojmë dhe të qartë për objektivat që kemi dhe çfarë duam të arrijmë, e thënë thjeshtë…

Është e domosdoshme për të pasur një jetë të shëndetshme financiare.

Nëse dëshironi të praktikoni të njëjtën gjë, ka me qindra aplikacione për Ios dhe Android të cilat mund ti përdorni për këtë qëllim.

Personalisht përdor një program të quajtur Expense për IOS, i cili mi plotëson të gjitha qëllimet që kam.

Duke shpresuar që ky artikull ju ka dhënë vlerë, ju uroj një javë të mbarë në vijim.

Laidi

--


3 komente

  • unsesia

    buy cialis online uk

  • Yllka

    Ma dergo ne email ndonje aplikacion te tille meqe jemi afer fillim viti. Ndoshta do na ndihmoj ne shume gjera. Respekt per ty

  • Vaçe Cenko

    Uroj mëtë mirën për ty. Mund të më dërgosh me email një program të shpenzimeve në gjuhën shqipe ose italiane? Faleminderit.

Shkruaj një koment