6 arsye pse duhet të zotëroni një dyqan online dhe si mund ta zhvilloni një të tillë…

6 arsye pse duhet të zotëroni një dyqan online dhe si mund ta zhvilloni një të tillë…

 

Dyqani juaj i hapur 24 orë

Nëse biznesi juaj është i limituar thjesht fizikisht, kjo do të thotë që është i limituar dhe nga një orar, nga punonjësit që ka, nga ditët e pushimeve, etj.

Kjo nuk aplikohet tek dyqanet online. Një dyqan online është i hapur 24 orë për ju, çdo ditë të vitit dhe nuk ka nevojë për shitës që të funksionojë.

Nuk mund t’ju them se sa herë jam zgjuar mengjeseve me dhjetra porosi të bëra gjatë orëve të vona të natës.

Siç thotë dhe populli, koha është flori, dhe me një dyqan online, mund të blini kohë pa limit, pa qënë nevoja të qëndroni pa pushim në krye të detyrës dhe pa punësuar punonjës të rrinj.

Kosto shumë efektive

Qeraja: 500 Euro
Dritat: 100 Euro
Punonjësit: 700 Euro
Interneti: 20 Euro
Shërbime të zonës: 50 Euro
e me rradhë…

Ju tingëllon familjare?

Çdo biznes fizik ka kosto të larta për tu mirëmbajtur.

Shpesh herë më pëlqen të ec rrugëve dhe thjesht të vëzhgoj bizneset e ndryshme nëpër rrugë. Të shoh mënyrën si punojnë, sa klientë i kalojnë në dyqan, sa produkte kanë brënda etj. Dhe mbi të gjitha më pëlqen të parashikoj me mendje se çfarë kostosh mund të kenë.

Në Shqipëri sidomos, është e frikshme se sa biznese janë thjesht në situatë mbijetese nga dita në ditë.

Dhe kjo e gjitha sepse pa nisur muaji akoma, do i bëhet llogaria e qerasë, e punonjësve, e taksave e me rradhë…

Një dyqan online, na mundëson të aksesojmë një treg më të madh, pa limitim kohe, pa pasur nevojë që klienti të paraqitet tek biznesi jonë fizikisht dhe së fundmi duke shpenzuar shumë pak lekë.

Nëse do ndërtonit një dyqan me shopify.com si shëmbull (për të cilën do flas më poshtë), do ju kushtonte rreth 29$ në muaj për të mbajtur dyqanin aktiv.

Kjo është e vetmja qera që do duhej të paguanit, për të pasur një dyqan hapur 24 orë.

Kostot për të mënaxhuar një dyqan online, janë shumë të ulëta dhe po ashtu reklamimi për ti promovuar ato.

Të thjeshta për tu menaxhuar dhe për tu nisur

Të nisësh një dyqan ose biznes fizik, kërkon zakonisht mijëra e mijëra euro investim.

Disa lekë do ti marri arredimi, disa infrastruktura, disa reklamat e banerat, disa kontraktorët që duhen paguar dhe lista vazhdon.

Si shëmbull, disa miqtë e mi që kanë pasur një biznes të mirë, prej shumë vitesh në treg, pasi vendosën të hapin një pikë të dytë fizike, kane shpenzuar dhjetra e dhjetra mijëra euro, vetëm për infrastrukturën e dyqanit.

Mos flasim për rastet kur një biznesmen e blen dyqanin.

Personalisht këto raste me duken më absurdet nga ato që dëgjoj. Mbase të bleje një dyqan fizik para 10 vitesh bënte deri diku llogjikë, por sot, në 2018–2019, kjo realisht më duket dicka e pa llogjikshme.

Një dyqan online ka 0 kosto për tu nisur, ose një kosto minimale investimi fillestar nëse leni një kompani ose ekspert ta hapi dyqanin për ju dhe sërish nuk ja vlen të përmëndet fare si shpenzim, nëse llogarisim faktin që brënda një kohe shumë të shkurtër, do keni mundësinë të përfitoni akses në një treg pa limit dhe të mund të shisni menjëherë.

Personalisht nëse do doja të hapja një dyqan në çfarëdolloj fushe shitjesh (sidomos kur flasim për produkte fizike), me sinqeritet as nuk do e mendoja për asnjë sekond të hapja një pikë fizike shitjesh.

Sot, në 2018, mund të hapësh një dyqan edhe brënda 30 minutash nëse di se çfarë bën.

Potenciali

Marrim një rast imagjinar.

Nëse do kishim një dyqan këpucësh në bllok…

Mbase do gjeneronim rreth 30,000 Lek të reja në ditë, pra rreth 900,000 në muaj, nga të cilat rreth 300,000 do jenë fitim bruto dhe me pak se 100,000 neto.

E gjithë kjo supozuar që çdo gjë shkon mirë.

Edhe nëse biznesi i mësipërm, bën marketing perfekt, shërbim perfekt, menaxhim perefekt, kush është maksimumi i zhvillimit që mund të realizojë?

30%, 50%, 100%, 300%?

Cilado shifra, ka një limit, sepse siç e përmëndëm dhe më parë, zona gjeografike është e kufizuar.

Në të kundërt, një dyqan online, ka limit të pa përcaktuar.

Ndonjëherë, nëse biznesi është i mirë, mund të rritet me 1000%, 2000% e me rradhë dhe madje mund të zhvillohet përtej territorit vendas, ne vende të tjera të huaja.

Një nga bizneset e fundit Shqiptare që kam menaxhuar si shëmbull, shet produkte në të gjithë botën duke i dërguar ato me Fedex nëpër klientët e vetë në të gjitha trevat me kosto minimale.

Biznesi online, realisht nuk ka limit.

Marketingu është i lirë dhe shumë efektiv

Reklamimi i një dyqani online është relativisht i lehtë dhe mbi të gjitha i lirë.

Nëse bëni biznes në Shqipëri, atëher do mund të shijoni kostot shumë më të ulëta (krahasuar me vendet e zhvilluara) të reklamimit në Facebook dhe Instagram.

Këto platforma të lejojnë të arrish qindra mijëra njerëz brënda dite, me një kosto ekstremisht minimale.

Jo vetëm kaq, por dhe mjetet që na ofrojnë platforma si Facebook për të reklamuar dhe targetuar klientët tanë ideal, janë jashtëzakonisht efektive.

Nëse dini çfarë bëni në këtë pjesë, do mund të arrini rezultate që as vetë ndoshta nuk i keni imagjinuar.

Këtë ja u thotë një person që ka menaxhuar qindra mijëra euro buxhete reklamimi online për klientë të ndryshëm dhe ka parë se si qarkullojnë miliona euro çdo vit nëpër biznese aq të thjeshta saqë nuk do jua priste mendja asnjëherë që do mund të arrinin kaq shumë rezultate vetëm nëpërmjet një dritareje online.


Pra…

Përmëndëm 6 pika të rëndësisshme se pse duhet të hapni një dyqan online.

Duke supozuar që jeni të bindur tashmë (të paktën pjesërisht) për disa nga shume benefitet e të hapur një dyqan online, kalojmë tek pyetja finale…

Si të hapësh një dyqan online?

Për këtë ka shumë mënyra të ndryshme.

Një nga mënyrat është të punësoni një programues (nëse nuk jeni një vetë), për të ndërtuar një të tille nëpërmjet një prej platformave ekzistente në treg si Magento, Prestashop, ëoocomerce (mos u shqetësoni shumë nga emrat, nëse nuk i njihni, nuk është e thënë ti dini) etj…

Mënyra e mësipërme mund t’ju bëjë punë, por në rastin më të mirë do ta rekomandoja për kompani të mëdha me buxhete të larta, sepse shanset janë që do shpenzoni shume para për ta hapur një të tillë dhe më pas për ta menaxhuar.

Edhe sikur të zgjidhni mënyrën e mësipërme, personalisht si ekspert i fushës se e-commerce, mund t’ju them që asnjë nga platformat e mësipërme nuk më pëlqen shumë, se mënjanë faktit që janë të vështira për tu menaxhuar, nuk ja bëjnë as klientit të lehtë të blejë.

Mënyra që unë preferoj më shumë se çdo gjë tjetër në treg, është të krijoj dyqane online me platformën Shopify , e cila është jo vetëm platforma më e mirë në treg aktualisht për shitje online, por është dhe e përdorshme nga çdokush.

Pra nëse keni pak vullnet dhe dëshirë, mund të vizitoni faqen e Shopify sot, të krijoni një dyqan dhe të filloni të shisni brënda dite.

Nga ana tjetër, nëse jeni si shumë pronarë ose menaxherë biznesesh dhe nuk keni kohë vetë për të shpenzuar për tu marrë me krijimin e një dyqani online dhe gjithashtu doni një shërbim më profesional dhe gjithpërfshirës, zgjidhja është të lidheni me një ekspert zyrtar të Shopify, të cilët do munden t’ju ndihmojnë për cdo nevojë nga A-ja tek Zh-ja për prezencën tuaj online.

Për të gjetur një të tillë mjafton të shkoni direkt tek databaza zyrtare e Shopify këtu -> https://experts.shopify.com/

Një nga këto ekspert jam dhe unë dhe kompania ime e huaj është pjesë e Shopify partner netëork prej shumë kohësh.

Personalisht çdo muaj, marr përsipër rreth 3,4 biznese për ti ndihmuar të zhvillojnë prezencën e tyre online, prandaj nëse nuk gjeni dikë të përshtatshëm nga lista e mësipërme, mos hezitoni të më kontaktoni dhe mua personalisht nëpërmjet këtij linku -> https://laidiferruni.com/pages/kontakt

Shëmbuj dyqanesh online që kam krijuar, menaxhoj ose kam menaxhuar deri më sot:



Për të mos e zgjatur më tej,

Shpresoj që ky artikull t’ju ketë pëlqyer dhe mundësisht t’ju ketë shërbyer.

Deri në artikullin e rradhës,

Suksese,
Laidi Ferruni


1 koment

  • MICHAEL GARD

    Šilti sveikinimai visiems, skaitantiems šią žinutę, ir noriu, kad žinotumėte, jog ši žinutė nėra atsitiktinumas ar sutapimas. Prisistatydama noriu pasakyti, kad esu iš Zagrebo ir negalėjau patikėti, kaip gavau 200 000,00 eurų paskolą. Esu laimingas ir vėl finansiškai stabilus, dėkoju Dievui, kad tokios kredito bendrovės vis dar egzistuoja. Žinau, kad sukčių yra visur, ir anksčiau buvau sukčiavimo auka, kol nesutikau šios patikimos bendrovės, kuri man parodė viską, ką reikia žinoti apie paskolas ir investicijas. Ši bendrovė man patarė ir padėjo, todėl patarsiu visiems, kuriems reikia paskolos, pasinaudoti šia galimybe išbristi iš finansinių sunkumų. Su jais galite susisiekti el. paštu (hybridalliantcreditunion@gmail.com). Greitai susisiekite (hybridalliantcreditunion@gmail.com) šiandien ir gaukite iš jų paskolą su 3 % palūkanų norma. Būtinai susisiekite su „Alliant Credit Union Company“ ir visos jūsų finansinės problemos bus išspręstos. Jie dirba su rizikos vertinimo, apdorojimo, finansavimo ir kitais skyriais. Kiekviena iš šių komandų turi didžiulį žinių bagažą. Tai leidžia jiems įgyti daugiau žinių apie paskolas ir suteikti geresnę patirtį nariams. Pasiekite savo finansinę laisvę nuo jų šiandien ir padėkokite man vėliau. Ar esate įsiskolinę, jums reikia greitos ir patikimos paskolos? Tai yra vieta, kur gauti patikimas paskolas. Jie siūlo verslo paskolas, studentų paskolas, būsto paskolas, asmenines paskolas ir kt. Paskolos palūkanų norma yra 3 %. Susisiekite su mumis šiandien. Turite galimybę gauti 2000 (€$£ KUNA) – 5 000 000 – 100 000 000 (€$£ KUNA) dydžio grynųjų pinigų paskolą su grąžinimo galimybėmis nuo 1 iki 45 metų be nekilnojamojo turto užstato. Viber: +385915608706
    WhatsApp: +385915608706
    El. paštas: hybridalliantcreditunion@gmail.com
    © 2025 Alliant Credit Union
    Svetainė: https://www.alliantcreditunion.org
    11545 W. Touhy Ave., Chicago, IL 60666
    Maršruto numeris: 271081528

Shkruaj një koment