Artikuj RSS
Çfarë kosto oportune kanë 2000 Lek?!
Kur isha i vogël, thjesht mendoja për atë që doja, mblidhja leket dhe e bleja.Sot, mbas vitesh eksperiencë dhe “shenja në kuriz, mendja ime funksionon ndryshe.Për çdo shpenzim (jo vetëm financiar), sado i vogël të jetë ai, mendoj me vete se kush është kosto oportune e këtij shpenzimi.Kosto oportune është alternativa paralele e atij shpenzimi.Pra, nëse kam mundesinë të shpenzoj 2000 Lek për të blerë një palë xhinse, çfarë tjetër do mund të bleja me të njëjtën shumë lekësh dhe cila alternativë do ishte më e mira.Duke e pyetur veten vazhdimisht për këtë gjë, shpesh herë mund të sigurohemi që...
Këto dy pika e shkatërrojnë ose e zhvillojnë një biznes. Ja kush janë dhe pse kanë rëndësi!
Ka dy gjëra që e ndihmojnë një biznes të ketë sukses ose të dështojë.Të ketë sukses, nëse punon siç duhet me këto pika dhe të dështojë nëse i len pas dore ato.Peter Drucker është shprehur për këtë gjë shumë mirë si në vijim…“Për arsye se biznesi ka për qëllim të krijojë një konsumator (klient), biznesi ka dy dhe vetëm dy funksione bazë: marketing dhe inovacion (zhvillim, risi, permiresim). Këto dy pika prodhojnë rezultate. Të gjitha të tjerat janë thjesht kosto.”Herën e parë që e kam dëgjuar këtë koncept më ka bërë shumë sens dhe vazhdon të më qëndrojë si i...
Dush i ftohte akull mbas 5 muajsh. Kush jane rezultatet?
U be thuajse 5 muaj tashmë që praktikoj dushin e ftohtë akull çdo ditë dhe për këtë arsye mendova të merrja kohën dhe të shkruaja shkurt rreth konkluzioneve që kam nxjerrë nga kjo eksperiencë.Siç jam shprehur edhe në një shkrim të mëparshëm, të cilin mund ta gjeni në këtë link -> http://bit.ly/dushiftohte , dushi i ftohtë ka shumë përfitime për shëndetin.Këto përfitime janë të vërtetuara shkencërisht dhe ka një bazë shumë të madhe provash të cilat vërtetojnë që dushi i ftohtë mund të ndihmojë ndjeshëm në shërimin e lloj lloj sëmundjesh kronike si dhe në përmirësimin e gjëndjes emocionale.Personalisht kam parë një...
Pse duhet të kemi një mision në jetë?!
Kam kuptuar që për të pasur një jetë më aktive, më të suksesshme, më të drejtuar apo thjesht më të bukur, për këtë është e domosdoshme vendosja e një pike largpamëse.Nuk ka rëndësi çfarë fushe apo çfarë lloj objektivi.Ajo çka ka rëndësi është që misioni apo vizioni, të jetë diçka që të entuziazmon.Mendoj kjo është shumë thelbësore për të vetmin fakt, sepse më duket e pamundur për të kushtëzuar veten për t’ju përmbajtur atij vizioni nëse nuk ka entuziazëm.Për të gjetur një vizion ose mision të mirë, duhet menduar disa vite në të ardhmen dhe kur mendojmë duhet të shohim...
A mund të fitosh online dhe si (për fillestarë)?
Si të fitosh online? Shpesh herë më vijnë mesazhe me pyetje të tipit: Më pëlqen kjo puna e internetit, si mund të fitoj? Dua te fitoj online, nga tja nis? Çfarë jan kto punet online, se sja kam idenë fare… Këto lloj pyetjesh janë pyetje fillestare dhe ky artikull është për çdo person që bën pjesë në këtë kategori. Një nga qëllimet e mia është të ndërgjegjësoj sa më efektivisht tregun Shqiptar për mundësitë që i ofrohen duke aksesuar tregun global dhe interneti është pikërisht platforma që na e bën të mundur këtë gjë më së miri. Së pari, për...