Artikuj RSS
Kam një mesazh!
Sinqeriteti… Një fjalë dhe një premtim për të treguar të vërtetën dhe për të ndjekur të vërtetën. Dhe e vërteta ime është e tillë. Jam në një pozicion unik për të ndikuar dhjetra mijëra Shqiptarë, ndoshta dhe qindra mijëra dhe megjithatë një pjesë e madhe e imja më ka ndaluar ta bëj këtë gjë. Pse? Po të marrim si referencë një pjesë nga filmi i parë i Sipder Man, Ben Parker i thotë nipit të tij frazën ikonë që nga ngelur tashmë dhe si shprehje e përzgjatur në referencat e çdo personi që ndodhet në një pozicion të tillë…. “With...
A do vetëpunësohemi në të ardhmen?!
Thomas Jefferson imagjinonte një shtet të pavarur me Amerikanë të aftë të mbajnë vetveten, të punojnë tokat e veta dhe të krijojnë vetë fatin e tyre. Dhe për një kohë të gjatë realiteti ka qënë fiks kështu. Në 1860, thuajse 80% e fuqisë puntore, ishte e vetë-punësuar, sipas historianit Steven Gillon. Nga ajo pikë e tutje, gjerat filluan të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Deri në 1900, numri kishte rënë në 50%. Në mbërritje të 1977, numri kishte arritur të ulet deri në 7%. Sot, 41 vite më vonë, tendenca ka filluar të shkojë sërrish në rritje. Sipas statistikave, vetëm në Amerikë...
Lumturia është zgjedhje! Ja disa këshilla praktike për të qënë më të lumtur!
1. MIRËNJOHJE, MIRËNJOHJE, MIRËNJOHJE. Mirënjohja është provuar shkencërisht që ka një efekt thuajse të menjëhershëm në lumturinë tonë. Nëse doni të jeni të lumtur, praktikoni mirënjohjen. Nisni duke vlerësuar gjërat e thjeshta në jetën tuaj. 2. MËSONI NGA E KALUARA, PUNONI PËR TË ARDHMEN, JETONI NË TË TASHMEN E kaluara, ka kaluar, mësoni nga ajo dhe shikoni përpara. E ardhmja është e rëndësisshme, por mos jetoni duke fantazuar për të. Punoni sepse pëlqeni ajo që bën dhe jetoni në të tashmen. 3. NËSE DONI TË JENI TË LUMTUR, RRETHOJENI VETEN ME NJERËZ TË LUMTUR Ambjenti dhe njerëzit që na rrethojnë...
6 arsye pse duhet të zotëroni një dyqan online dhe si mund ta zhvilloni një të tillë…
Dyqani juaj i hapur 24 orë Nëse biznesi juaj është i limituar thjesht fizikisht, kjo do të thotë që është i limituar dhe nga një orar, nga punonjësit që ka, nga ditët e pushimeve, etj. Kjo nuk aplikohet tek dyqanet online. Një dyqan online është i hapur 24 orë për ju, çdo ditë të vitit dhe nuk ka nevojë për shitës që të funksionojë. Nuk mund t’ju them se sa herë jam zgjuar mengjeseve me dhjetra porosi të bëra gjatë orëve të vona të natës. Siç thotë dhe populli, koha është flori, dhe me një dyqan online, mund të blini...
Psikollogjia e shërbimit dhe si një ndryshim mentaliteti i vogël, mund të ketë efekt transformues në jetën tonë…
Një temë për të cilën kam kohë që dua të flas por deri tani vonë nuk kam pasur arkitekturën e plotë të temës për ta kthyer në një artikull si ky… Për një kohë të gjatë (vite), më ka kuriozuar dhe tërhequr shume psikollogjia e shërbimit. Të gjithë kemi pasur momente kur kemi shkuar në një biznes dhe jemi ndjerë si në shtëpinë tonë dhe super te mirëpritur, ashtu sic ka ndodhur dhe e kundërta, kur kemi shkuar në një vënd që cdo gjë duket sikur shkonte mbrapsht. Shpesh herë rasti i fundit, për cudi, është i pranishëm edhe në vëndet më...