Artikuj RSS
Aftësia nr.1 që mund të bëjë diferencë të madhe në karierën tuaj…
Jetojmë në një botë dixhitale, ku ka mbi 3.6 miliard njerëz që kanë akses në internet dhe mbi 2.1 miliard përdorues të pajisjeve që i quajmë smartphone. Çfarë po ndodh? A nuk ishte përpara 10 viteve kur shkonim në një internet kafe të lidhur me një linjë të ngadaltë interneti dhe na dukej luks i madh? Ndryshimet që kanë rrjedhur këto 10 vite, janë të pa-precedent në historinë e njerëzimit dhe megjithatë shumica prej nesh po punojmë dhe ecim në jetë sikur të ishte 2000-shi. Gjërat kanë ndryshuar dhe kanë ndryshuar rrënjësisht. Sot përqindja më e madhe e punëve në...
45% e punëve te sotme nuk do ekzistojnë 10 vite nga sot…
Do ta mbaj këtë artikull të shkurtër dhe sa më ne tëmë.Po lexoja para pak minutash në lidhje me këtë temë dhe u nxita të shkruaj një mini-artikull. Sipas studimeve dhe parashikimeve të bëra thuhet se mbi 45% e punëve të sotshme nuk do ekzistojnë më 10 vite nga sot. Dua të bëj një thirje te madhe drejt të gjithë shoqërisë tonë për tu ndërgjegjësuar… Është kaq e thjeshtë që të bëhesh pjesë e rrjedhës së lumit dhe të punosh dita ditës pa menduar shumë për të ardhmen, por nëse doni të dini një mënyrë se si të deshtoni në...
Ja pse një mendje fleksibël, është më mirë se një mendje e fortë…
Një mëndje e fortë mund te thyhet, sepse nuk di të ndryshojë formën e saj, kjo ndryshe nga një mendje fleksibël e cila di të ndryshojë formën apo rrjedhën sipas situatës. Bruce Lee e thotë në mënyrë perfekte në një nga fragmentet e tij legjendare. Bëhu si uji, uji di të përshtatet, ndryshon formën, ndjek rrjedhat dhe shkon sipas rymës. Bëhu si uji. Kultura na ka mësuar të shohim dhe idealizojmënjerëzit stoik, të cilët nuk ndryshojnë mëndje kollaj, të cilët janë të pa-ndryshueshëm, të cilët nuk shfaqin fare emocione në situata të vështira, po kjo nuk është praktika e një...
A e dini se mirënjohja është armiku numër një i stresit? Ja pse…
Dhe nuk jemi duke folur për mirënjohjen si dicka të përgjithshme apo teorike. Po flasim për mirënjohjen si ushtrim mental, fizik të praktikuar në mënyrë të vazhdueshme. Lexoni më tej… Ka shumë arsye se pse mirënjohja është provuar të largojë stresin, mërzinë madje dhe gjëndjet depresive. Në ditët e sotme, stresi është pjese e jetës tonë të ditpërditshme dhe është më i përhapur sec i jepet e drejta. Sigurisht edhe faktorët e jashtëm si situata ekonomike e vëndit, mungesa e mundësive për karierë, edukimi i prapambetur etj. ndikojnë shumë dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse duhet të jemi gjithmonë e...
Metoda speciale Japoneze për të krijuar disiplinë…
Disiplina dhe rutina është një nga mjetet kryesore për të arritur sukses në cfarëdolloj fushe. është një nga rregullat pothuajse absolute për të arritur çfarëdolloj rezultati në jetë dhe megjithatë shumica prej nesh e kanë kaq të vështirë të krijojnë një rutinë dhe ta disiplinojnë veten për ta mbajtur atë. Rasti më konkret është stërvitja dhe mbajtja në formë e trupit. Shumica prej nesh e nisin vitin me entuziazëm duke i thënë vetes, që ky është viti i ndryshimit, këtë vit do “bëj namin”, këtë vit do stërvitem çdo ditë etj etj… Dha ja ku erdhi, data 1, data 2,...