Artikuj RSS
Tregtia dixhitale po dominon botën. Mëso si të zhvillosh dyqanin tënd të parë dhe të shesësh nëpërmjet internetit edhe nëse ke 0 njohuri rreth fushës…
E keni menduar ndonjëherë që mund të hapni laptopin ose iPadin tuaj nga kafja, të punoni dhe të fitoni të ardhura, pa pasur zyre, pa pasur shefa mbi kokë dhe pa pasur kufizime oraresh apo detyrime për të punuar nga një vend i caktuar? Pikërisht ky ka qënë realiteti im për këto 2 vitet e fundit dhe nëse lexoni deri në fund, do mund të mësoni si mund të bëni të njëjtën gjë… Pak rëndësi ka ku jeton, çfarë sfondi profesional ke, çfarë eksperiencash ke pasur në të kaluarën. Në 2018, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë,...
Mundësia e fshehtë e “pa-reklamuar” që pothuajse asnjë nga të rrinjtë nuk po e shfrytëzon në Shqipëri…
Gjimnaz, shkollë e lartë, master, doktoraturë, po pastaj? Si një 27 vjecar, rruga vazhdon më lidh shpesh me të rrinj që frekuentojnë shkolla nga më të ndryshmet dhe që vrapojnë nga një klasë tek tjetra, nga një provim tek tjetri, nga një semestër në tjetrin… Nuk mbaj mënd sa herë mund të kem dëgjuar shprehjen, “jam ne sezon”… Kemi kaq shumë të rrinj në Shqipëri, të fokusuar, me ambicje dhe dëshirë për të arritur dicka dhe për të shkuar diku, po ku? Mbaron gjimnazi, mbaron shkolla e lartë, mbaron masteri dhe një pjese e konsiderueshme mendojnë edhe për doktoraturën, sepse… Argumenti...
Jam pa punë! Si t’ja bëj?
Artikulli i sotëm është i frymëzuar nga të paktën 4 ose 5 kërkesa indirekte që kam marrë ditët e fundit për të gjetur punë. Në vënd që të shpenzoj kohën me fjalë të tepërta, do përpiqem në maksimum për ta bërë këtë artikull sa më informues dhe praktik që të jetë e mundur. Jetojmë në Shqipëri, nuk është e panjohur që një përqindje shumë e madhe njerëzish vuajnë për të gjetur punë dhe për të gjeneruar qoftë dhe shpenzimet më minimale jetësore. Mënjanë të gjitha arsyeve se pse e dua Shqipërinë, kjo është një nga gjërat që më mërzisin më...
3 mënyra realiste për të gjeneruar të ardhura nga interneti
Unë, ti, shokët dhe shoqet tona, të gjithë kemi një lloj ekspozimi me mediat dixhitale sot, qoftë ky nëpërmjet një celulari smartphone, kompjuteri, televizioni apo cfarëdo forme tjetër dixhitale. Në një botë ku vetëm në Shqipëri kemi mbi 1,000,000 përdorues të Facebook të cilët aksesojnë internetin nga celularët dhe tabletat e tyre, është shumë e papërshtatshme të themi që nuk ka mënyra për të gjeneruar të ardhura nëpërmjet internetit. Realiteti është që ka me mijëra mënyra, ashtu sic ka mënyra për të gjeneruar të ardhura edhe në “terren”. Në këtë botë dixhitale ku të gjithë ndërveprojmë me aksesorë nga më...
Jam i suksesshëm, por jo për arsyet që mendoni…
Kam dashur ta shkruaj këtë artikull prej disa kohësh, gjithmonë sepse e kam ndjerë se është një mesazh i rëndësisshëm që duhet ta ndaj me të gjithë. Gjatë rrugëtimit tim kam zhvilluar shumë projekte, biznese, eksperimente dhe kam punuar në shumë lloj punësh të ndryshme… Në fakt që në moshën 7 vjecare, kam gjetur shkas për të bërë “biznes”, nëse mund të quash iniciativën e një 7 vjecari të tillë, duke shitur caj mali bashkë me tregëtarët e lagjes. Fatmirësisht prindërit e mi kanë qënë mjaftueshëm progresiv, sa për të më lënë të lirë të provoja cfarë ndjeja se duhet...